Ekonomi

Ekonomi Më shumë

SHOQËRIA CIVILE E ULQINIT PËRCJELL KONSUMIN PUBLIK

Prej tvteuta13 March 2019


OJQ „Agjensioni për Zhvillim Rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni“ ka filluar realizimin e projektit me titull: „Shoqëria civile e Ulqinit monitoron shpenzimet publike“.

Qëllimi i këtij projekti është forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile me seli në Ulqin për përfshirje adekuate në monitorimin e shpenzimeve publike. Me realizimin e këtij qëllimi do të aftësohen përfaqësuesit e shoqërisë civile me njohuri në fushën e planifikimit dhe monitorimin e përdorimit të fondeve publike, shkëmbimin e përvojave me organizatat që veprojnë në nivel kombëtar, si dhe të mësojnë në lidhje me përvojat e Kroacisë tashmë anëtare e Bashkimit Europian. Projekti do të testojë transparencën në shpenzimin e fondeve publike në nivelin e komunës së Ulqinit.