Politikë Më shumë

Shoqata  “Ulqini në Çikago” bën thirrje që të përkrahen partitë shqiptare

Prej tvteuta09:53, 31 Janar 2018

Nga shoqata e e diasporës “Ulqini në Çikago”, e cila mbledh emigrantët nga Ulqini në këtë qytet amerikan, kanë dërguar një kumtesë për media përmes së cilës i drejtohen votuesve shqiptar në lidhje me zgjedhjet e 4 shkurtit. Nga kjo shoqatë bëjnë thirrje që edhe përkundër mungesave që partitë shqiptare kanë treguar në periudhat e kaluara në udhëheqjen e qytetit, votuesit duhet ti përkrahin edhe në zgjedhjet e ardhëshme, pasi përkrahja e partive malazeze do të rrezikonte identitetin kombëtar të shqiptarëve në Ulqin.

Ato thonë se janë të vetëdijshëm për presionet dhe kushtëzimet e partisë më të madhe në pushtet, por  votuesit nuk duhet të gjynjëzohen, pasi shqiptarët kanë kapacitet që ti arrijnë qëllimet e veta edhe pa partitë malazeze. Për këto arsye ato i thërrasin votuesit që në zgjedhjet e 4 shkurtit, besimin tua japin partive shqiptare, si të vetmet subjekte që tentojnë të avancojnë statusin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi.

  • 1

    Radio