Sociale Më shumë

Shoqata “Kraja”: Mbledhje fondmbledhëse për vendlindjen

Prej tvteuta15:50, 22 Nëntor 2017

Shoqata “Kraja” me seli në New York-Sh.B.A., e mbështetur nga komuniteti krajan, organizoi mbrëmje fondmledhëse për përkrahjen e disa projekt-ideve për zhvillimin e turizmit në trevën e Krajës, ide të cilat janë propozuar nga të rinjtë e kësaj treve në bashkëpunim me Shoqatën “Kraja”-Dega Krajë, të cilët i janë bashkangjitur kësaj shoqate, për të bërë të mundur promovimin e turizimit edhe në këtë zonë.

Kryetari i shoqatës “Kraja” Hamid Alaj,  njoftoj të pranishmit me programin dhe organizimin e kësaj mbrëmjeje si dhe paraqiti para të pranishmëve qëllimet e këtij tubimi. Pastaj në vazhdim prezantoi planin e retavilizimit të molës së Skjes-Hutaj, të përpunuar nga arkitektja Dafina Demiri. Në mbrëmje  morën pjesë figura të njohura nga jeta shoqëroro-politike e diasporës, siç është anslemblisti i njohur Mark Gjonaj dhe kryetari i shoqatës “Ana e Malit” Ismet Kurti.

  • 1

    Radio