Aktuale Më shumë

Shoqata “Kraja” financon rihapjen e furrës së bukës në Krajë

Prej tvteuta18:31, 2 Dhjetor 2022

Shoqata “Kraja” e cila vepron në SHBA, por që ka edhe degën e vet në vendlindje, ka publikuar projektin më të fundit të financuar nga donatorët e saj. Bëhet fjalë për furrën e bukës në Ostros të Krajës. Vitet e fundit kjo zonë nuk kishte furrë buke, pasi numri i banorëve ishte i pamjaftueshëm për të mbajtur një të tillë në mënyrë profitabile.

Por me ndihmën e donatërove, ky projekt u realizua nga shoqata në fjalë, e cila në postimin e vet në rrjetet sociale, njofton se përveç prodhimit të bukës, projekti ka mundësuar edhe punësimin e dy personave.

  • 1

    Radio