Aktuale Më shumë

Shoqata jo-qeveritare “Qendra për mbrojtjen dhe studimin e zogjëve” të shtundën e shënoj,Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave pikërisht në Kriporen e Ulqinit.

Prej tvteuta16:17, 7 Shkurt 2023

Ky aktivitet u lajmërua ditë më parë në faqen zyrtare të shoqates CZIP me emrin “E shtundja Pembe”, ku qytetarët e Malit të Zi, patën mundësin të regjistrohen online për një vizitë falas të Parkut Natyror të “Kriporës së Ulqinit” të shoqëruar me guida profesionale dhe ekspertë të fushës së ornitologjisë.

Të gjithë u informuan për historinë e Kriporës si dhe vleren e ekosistemit të saj si ligatinë me rëndësi ndërkombëtare.

Mbi 150 vetë iu lajmëruan thirrjes dhe morën pjesë në këtë vizitë, duke i dhënë Kripores hare, gjallëri dhe ngjyra.

Për më tepër në lidhje më këtë aktivitet ndjekim intervisten e Ksenija Medenica (drejtoreshë e komunikimit )  antare e shoqates “Qendra per mbrojtjen dhe studimin e zogjëve”.

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30

  • 1

    Radio