Shoqata e Pensionistëve planifikon rinovimin e hapsirave të veta
Prej tvteuta11:24, 13 Qershor 2020

Objekti i shoqatës së pensionistëve të Ulqinit që nga viti 2000 nuk është në gjendje të mirë, ndërsa për 20 vite është përkeqësuar dhe më tepër, thotë kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Mirash Shkreli dhe shton që në të ardhmen e afërt planifikojnë renovimin e zyrave.
Për rinovimin e objektit, shoqata e pensionistëve ka fond të konsiderueshëm të mjeteve financiare, por presin ndihmë edhe nga të tjerët.
Shkreli thotë se hapsirat e pensionistëve të tjerë në Mal të Zi kanë kushte shumë më të mira krahasuar me pensionistët e Ulqinit, por shpresojnë që kjo gjendje të përmirësohen në të ardhmën në të mirë.