Sociale Më shumë

Shoqata e pensionistëve ndan 10.000 euro për pensionistët

Prej tvteuta18:36, 10 Qershor 2020

Shoqata e pensionistëve të Ulqinit në bashkëpunim me Fondin i Sigurimeve për Pensionist dhe Invalid  për pensionistët me situatë më të vështirë ekonomike ka ndarë 10.000 euro. Nga 3200 pensionist të komunës së Ulqinit, 280 prej tyre kanë marrë të ardhura shtesë nga 30 dhe 50 euro, thotë Mirsah Shkreli, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Ulqinit.

Kushtet të cilat duhet të plotësoj pensionisti janë të vendosura me ligjin e Lidhjes së pensionistëve të Mali të Zi. Kushti i parë është a ka banesë apo shtëpi pensionisti, pastaj vlerësohet gjendja shëndetësore, lartësia pensionit, pastaj vlerësohen të ardhurat tjera, ndërsa si kusht tjetër është dhe gjendja e përgjithshme ekonomike.

Shoqata e pensionistëve planifikon që dhe në të ardhmen të ndërmarrë këtë llojë aktiviteti për të ndihmuar sa më shumë atyre.

 

  • 1

    Radio