Shoqata “Amaneti” për 4 ditë ka ndarë 1000 porcione falas
Prej tvteuta15:26, 7 Janar 2020
Shoqata “Amaneti” vazhdon aksionin humanitar të kuzhinës popullore dimrore, për të ndihmuar personat që janë në gjendje të vështirë materiale. Me këtë aksion është filluar me 2 janar ,dhe sipas anëtarit të Bordit Drejtues të kësaj shoqate, Nevryz Shaptafi, do të jenë në shërbimim të nevojtarëve deri në fund të shkurtit,dhe në rast nevoje ndoshta edhe më gjatë. Ai tha se për vetëm 4 ditë janë ndarë 1000 porcione falas, gjë gjë varet nga donacionet dhe solidarizimi i popullatës, që sipas Shaptafës , deri tani nuk ka munguar. Në ambientin e siguruar nga Arjan Çaushi, gratë aktiviste angzhohen që të gatuajnë dhe të japin kontributin e tyre në maksimum. Shoqata “Amaneti” falenderon të gjithë ata që kontribuan dhe do të vazhdojnë të kontribojnë në mënyra të ndryshme që misionin e tyre për të ndihmuar sado pak ato që kanë nevojë.