Sociale Më shumë

Shoqata “Amaneti” më 2 dhe 3 shtator organizon bazarin e librave

Prej tvteuta10:23, 2 Shtator 2019

Për herë të parë në komunën e Ulqinit shoqata “Amaneti” organizon bazarin e librave për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Bazari do të mbahet me datat 2 dhe 3 shtator tek Shkolla Fillore “Marshalli Tito”nga ora 8 e mengjesit e deri në orët e pasditës. Aktivistët e kësaj shoqate siç jan edhe Sadedini dhe Hasiba shprehen një zëri se një organizim i tillë ishte më se i nevojshëm duke ditur se sa shumë familje janë në gjendje të vështirë ekonimike dhe e kanë të pamundur që tu sigurojnë mjetet shkollore flmijëve të tyre.Donacionet vetëm kanë filluar tashme, çka tregon se kjo nismë po merr përkrhajen e të gjithëve.Thirja e tyre është që tu bashkohen dhe të dhurojnë për njëri tjetrin atë çka është më e vlefshme mundësinë e arsimimit.

  • 1

    Radio