Aktuale Më shumë

Shoq: Të gjithë të pakënaqur me Qeverinë, askush nuk guxon ta rrëzojë

Prej tvteuta18:34, 25 Dhjetor 2021

Të gjithë janë të pakënaqur me punën e Qeverisë së Malit të Zi, por askush nuk guxon ta rrëzojë atë sepse mund të jenë në shënjestër të atyre që kanë votuar për ndryshime vitin e kaluar., thotë avokati i njohur Dragan Shoq, dikur kryetar i Partisë Popullore. Shoq konfirmoi se edhe se ai ishte një nga ata që votuan për ndryshime dhe i cili po ashtu nuk është i kënaqur me mënyrën se si funksionon qeveria malazeze.

“Nuk jam i kënaqur me mënyrën dhe parimet mbi të cilët është formuar, sepse thjesht nuk jam përkrahës i radikalizmit. Kishim një sistem relativisht të qëndrueshëm të shpërndarjes dhe funksionimit dhe papritmas dikush shkrin katër ministri në një të vetme”, tha Shoq. Ai thekson se kjo nuk është një qeveri eksperte pasi ato formohen për një periudhë të shkurtër kur duhet të kapërcehet një krizë e caktuar politike. Për të ndryshuar diçka, tha ai, fillimisht duhet të ndërrohet qeveria dhe kjo mund të ndodhë në dy mënyra. “Njëra është që kryeministri të japë dorëheqjen dhe tjetra është mosbesimi ndaj saj, nëse kjo ndodh, hapi tjetër është t’i kthejmë mandatin presidentit, ai është ai që i jep mandatin dikujt tjetër. Tani shtrohet pyetja, a është e mundur të mblidhet fare kjo mazhorancë rreth një emri të ri, duke pasur parasysh atë që ndodhi gjatëkëtij viti. Unë jam skeptik për këtë. “, tha Shoq.

Sipas tij ekziston mundësia që qeveria aktuale të zëvendësohet me një qeveri tjetër me përkrahje të mazhorancës, ose një qeveri e pakicës, por edhe kjo dë të kishte një ekzistencë të shkurtër dhe do të çonte padyshim në zgjedhje të jashtëzakonshme

  • 1

    Radio