Sociale Më shumë

SHMP “Vëllazërim-Bashkimi”: Gjysma e nxënësve me sukses negativ

Prej tvteuta09:37, 18 Janar 2018

Drejtori i shkollës së mesme “Vëllazërim-Bashkimi” në Ulqin, Hysejn Katana,  në një intervistë për Televizionin Teuta tha se nxënësit e kësaj shkolle kanë pasur sukses të pjesshëm në fund të gjysëmvjetorit të parë. Nga 577 nxënës në drejtmimin e gjimnazit , 300 kanë pasur sukses pozitiv (52%), ndërsa 277 sukses negativ, kryesisht me një ose dy nota të pamjaftueshme, kurse një nxënës ka humbur statusin e nxënësit të rregullt. Sa i përket drejtimeve profesionale, nga 272 nxënës vetëm 96 kishin rezultat pozitiv, ndërsa 176 prej tyre (64%) e kanë mbyllur gjysëmvjetorin  me sukses negativ, kurse shtatë prej tyre kanë humbur statusin e nxënësve të rregullt.

“Ky sukses i nvënësve pothuajse rrregullisht përsëritet në fund të gjysmëvjetorit të parë, por në të dytin nxënësit i përmirsojnë notat dhe suksesi del më i mirë se tani”, tha Katana. Sa i përket punimeve në objektin shkollor, Katana njoftoi se është ndërruar ndriçimi dhe tani përdoret LED, pasi i vjetri për shkak të dritës së dobët u krijonte problem nxënësve në orët e pasdites, si dhe janë bërë edhe rregullime të tjera të nevojshme .

Katana tha se edhe kontrolli i inspektorëve të arsimit në fund të bitit të kaluar ka treguar se kjo shkollë në mëynrë të kënaqëshme e realizon programin edukativo-arsimor , duke e renditur atë në mes të institucioneve arsimore me rezultate mesatare.

  • 1

    Radio