Shkrumohet nga zjarri restoranti në plazhin Aloha
Prej tvteuta20:24, 20 Dhjetor 2020

Sot pasdite rreth ores 16.30 minuta ka shpërthyer zjarr në restorantin në Aloha Beach i cili gjendet në zonën e Plazhit të Madh, . Kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Saubih Mehmeti deklaroi për televizionin Teuta që menjëheërë pas paraqitjes së rastit nga ana e policit komunal Tino Rejzi I cili gjatë kontrollit të rregullt ka vërejtur zjarrin që ka shpërthyer në objektin në fjalë, ekipi i zjarrëfikseve menjëherë ka dal në terren por për fat të keq nuk kanë mundur të shpëtojnë objektin I cili është shkumuar I tëri.
Sipas kryeshefit Mehmeti pronar i restorantit është Benhard Marleku .