Aktuale Më shumë

“Shkrihet” shumica e Spajiq. Nuk dihet sa deputetë e përkrahin

Prej tvteuta17:45, 30 Gusht 2023

Numri i deputetëve që përkrah formimin e qeverisë sipas idesë së mandatarit Millojko Spajiq është ende i paqartë.

Edhe pse raundi i negociatave ka përfunduar dhe është bërë e ditur se mazhoranca është arritur, duket se asgjë nuk është zgjidhur. Analistët politike thonë se duke vlerësuar situatën aktuale, duket se negociatat janë kthyer në fillim pas marrjes së mandatit. Megjithatë, Spajiq mund të ketë rezervë përkrahjen nga disa subjekte të tjera, si Socialdmokratët, por atë përkrahje do ta paguante shtrenjtë nga ana politike.

Dhimbje koke e re për Spajiq është njoftimi i koalicionit “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, i cili po rishikon pjesëmarrjen në koalicionin qeverisës në Podgoricë, por edhe në komunat e tjera ku ushtrojnë pushtetin së bashku.  Megjithatë, analistët besojnë se kjo është vetëm një formë presioni politik.

“Nëse ish-FD ka në pla të pnegojë formimin e qeverisë së re dhe të vështirësonte punën dhe funksionimin e ardhshëm të saj, kjo edhe mund të ndodhë, por vështirë të realizohet për shkak të mekanikës partiake”, thotë analisti politik Stefan Gjukiq. “Këto janë mesazhe që duhet të ndikojnë te mandatari por besoj se nuk ka gjasa që kjo  të ndodhë edhe në praktikë”, thotë Gjukiq.

  • 1

    Radio