TURIZËM Më shumë

Shkreli: Këtë vit punojmë për traditë, jo për fitim

Prej tvteuta17:05, 24 Gusht 2020

Pronari i lagjes turistike dhe plazhit “Gjovani Beach “ këtë vit është duke u ballafaquar me probleme të shumta.Pandemija që ka goditur botën,sigurisht nuk e ka anashkaluar as Komunën tonë,ku ka lënë gjurmë të pa shlyera në ekonominë e vendit,e sidomos në fushën e turizmit me çka merret një pjesë dërmuese e banorëve të Ulqinit.Dikur u kërkonte edhe një shtrat më shumë në këtë lagje atraktive,sot pothuajse të zbrazëta,vikuendeve ka pushues,por me çmime të përgjysmuara.30 vila të ndërtuara me një stil të veçantë,të pajisura me të gjitha orenditë e nevojshme,dhe me bahçe personale po presin ditë më të mira.10 deri 15% të kapaciteteve janë të mbushura, edhe këtë vikuendeve,ndërsa pazari pëson rënje drastike në krahasim me vitin e kaluar dhe këtë 95% .

Kjo lagjë dhe plazh punonin me kapacitet të plotë,dhe mbetet për të dëshiruar,humbjet janë çdo ditë të mëdha,dhe sipas Shkrelit vazhdohet të punohet vetëm e vetëm për të mos humbur tradita shumëvjeçare e familjes Shkrela.

  • 1

    Radio