Politikë Më shumë

Shkrela: Sulmi ndaj Tanok ishte kulmi i mungesës së mirësjelljes

Prej tvteuta16:07, 25 Dhjetor 2017

Kryetari i Këshillit Administrativ Luigj Shkrela, tha se sjellja e deputetëve të Frontit Demokratik ndaj deputetëve europian tregojnë më së miri se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shkaktimi i incidentëve.

Ai cilësoi se ndaj këtij këshilli prej fillimit të vitit ekziston një presion i paparë, kurse fyerjet ndaj deputetit Çarls Tanok i quajti si kulmin e mungesës së mirësjelljes.

Në lidhje me procedurat ndaj antarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit të Malit të Zi, Shkrela tha se nuk e kupton se pse kjo gjë është diskutuar aq shumë, kur sipas tij, iniciativa ka qenë komplet e ligjëshme.

  • 1

    Radio