Aktuale Më shumë

Shkrela: Rrogat e deputetëve janë solide

Prej tvteuta12:20, 22 Dhjetor 2016

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe kryetari i Këshillit Administrativ Luigj Shkrela, tha se pagat e deputetëve llogaritën në bazë të punës së kryer dhe se kjo është normale për të gjithë përveç opozitës.

” Deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në seancat e Kuvendit, dhe nëse kanë arsye për mungesë duhet të njoftojnë kryetarin e Kuvendit. Ato nuk po bëjnë as njërën as tjetrën.”, tha Shkrela. Ai shtoi se gjithkush ka të drejtë bojkoti, por kjo duhet të përfshijë vetëm bojkotin e plenumit dhe jo edhe të këshillave. Shkrela shprehu mendimin se megjithë zbritjen a paralajmëruar rrogat e deputetëve janë solide duke pasur parasysh gjendjen socio-ekonomike në vend.

 

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio