Shkrela: Pozita e pensionisteve në Komunën e Ulqinit e mjerueshme
Prej tvteuta16:15, 9 Mars 2020

Në mbledhjen e Kuvendit të Shoqatës së Penzionistëve të Ulqinit ku bëjnë pjesë 19 delegatë, u aprovua plani i punës dhe financiar për vitin 2019, si dhe propozim buxheti dhe programi i punës për vitin 2020. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj shoqate, Mirash Shkreli, pas miratimit të programit të punës dhe atij financiar u shpreh se pozita e pensionistëve në Komunën e Ulqinit është më shumë se e mjerueshme pasi mesatarja e pensioneve është në nivelin më të ulët në Mal të Zi. Në Komunën e Ulqinit ka rreth 3.200 pensionistë kurse shoqata përbëhet prej 6 njësive që mbulojnë gjithë territorin e komunës. Në këtë Kuvend morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të pensionistëve nga komunat bregdetare të vendit si dhe përfaqsuesi nga Cetina .Prezent ishte edhe kryetari i Lidhjes së pensionistëve të Malit të Zi Branko Veshoviq.