Shkrela: Për të nxjerrë Ulqinin nga kriza duhet marrëveshje jashtë politikës
Prej tvteuta12:29, 20 Shkurt 2019
Shkrela: Për të nxjerrë Ulqinin nga kriza duhet marrëveshje jashtë politikës
Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve në Kuvendin e Malit të Zi, Luigj Shkrela, tha për TV Teuta se kriza e Komunës së Ulqinit nuk mund të kapërcehet pa një konsenzus të përgjithshëm në mes të gjitha subjekteve politike, por kjo marrëveshje duhet të jetë jashtë interesave politike të secilës palë. Ai tha se problemet financiare të Komunës janë rezultat i papërgjegjshmërisë së të gjithëve që kanë marrë pjesë në pushtet gjatë gjithë këtyre viteve, si në Komunë ashtu edhe në ndërmarrjet e themeluara nga ajo, dhe se kanë dështuar në menaxhimin e duhur të tyre duke i sjellur ato pranë falimentimit.