Shkrela për incidentin me 28 nëntor: Policia duhet të tregohet me e vëmendshme në raste të tilla
Prej tvteuta16:42, 3 Dhjetor 2018
Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve në Kuvendin e Malit të Zi, Luigj Shkrela, dënoi sjelljen e policisë me 28 nëntor kur qytetari i Ulqinit Sabahudin Vogliq u ndalua për shfaqjen e flamurit kombëtar, dhe vlerësoi se në raste të tilla policia duhet të tregojë më shumë fleksibilitet në interpretimin e ligjit. Ai gjithashtu njoftoi se personalisht do të përkrah ndryshimin e ligjit për rend dhe qetësi publike në pjesën që ka të bëjë me përdorimin e simboleve kombëtare.