Politikë Më shumë

Shkrela: Në vit zgjedhor nuk ka zgjedhje të parakohëshme

Prej tvteuta2 August 2017

Këshilltari i Partisë Demokratike të Socialistëve Luigj Shkrela tha dje në Kuvendin Komunal se koalicioni lokal funksionon brenda gjithë parametrave të rregullt dhe shprehu habinë se disa flasin për zgjedhje të parakohëshme. Ai e quajti injorancë politike të flitet për zgjedhje të parakohëshme në vit zgjedhor , kur mandati i Kuvendit kalon me 4 shkurt. Pasi gjysma e muajit janar dhe atij dhjetor janë muajt e festave, është plotësisht normale të flitet që zgjedhjet të mbahen në muajin nëntor ose fillim të dhjetorit , tha Shkrela.