Shkrela : Mos paisja me leje të punës rrezikon mbarëvajtjen e sezonit turistik
Prej tvteuta28 May 2019

Ligjet e reja te sjellura nga Ministria e Turizmit kanë krijuar një situate alarmante për qiramarrësit e plazheve në gjithë vijën bregdetare të Malit të Zi. Prel Shkrela kryetar i shoqatës së qiramarrësve në komunën e Ulqinit, shprehet për Televizionin Teuta se ligjet e reja mu para fillimit të sezonit turistik, përbëjnë një padrejtësi ndaj të gjithë qiramarrësve. Sipas tij, mos paisja me leje të punës do të ndikojë tej mase në mbarëvajtjen e sezonit turistik. Qiramarrësit paguajnë shuma të larta për qiratë e plazheve, prandaj shtyrja e fillimit të punës shkakton dëme të mëdha materiale.