Sociale Më shumë

Shkollimi falas për nxënësit shëmbullor

Prej tvteuta13:18, 18 Qershor 2015

Gjimnazi privat “Drita” në Ulqin  e përfundoj këtë vit shkollor  me sukses.  Drejtori i kësaj shkolle Fejzo Hoxha tha se suksesin nuk do ta krahasoja vetëm me statistikat e suksesit, por edhe me harmoninë në mësim dhe sjelljen e mirë disiplinore të nxënësve. Në këtë shkollë këtë vit shkollor e ndoqën mësimin 80 nxënës ku nga ta  22 nxënës arritën sukses të shkelqyeshëm ndërsa 17 sukses të pamjaftueshëm, ndërsa 5 nxënës u shpërblyen me diplomën lluca.

Ky është viti i dhejtë me rradhë që Gjimnazi Privat “Drita” hap dyert e veta për regjistrimin e nxënësve,  drejtori Hoxha thotë se ka interesim.

Duk qenë se ky është një gjimanz privat, edhe pritshmëritë nga nxënësit si dhe nga prindërit për kushte më të mira janë më të mëdha, drejtori Hoxha thot se nuk mund të përmen vetëm një pikë kryesore si pikë të mirë të kësaj shkolle, pasi kjo shkollë thot ai ofron transportin, 2 amfitiatre, sigurimin e librave, kabinetet për lëndët shekncore siç janë bilogjia, kimia, fizika, informatika.

Një risi e këtij viti është ajo e pagesës, ku të gjithë ato nxënës që kanë qenë shëmbullorë në shkollën fillore , do të kenë mundësinë e shkollimit falas për 4 vitet e gjimanzit.

Ndërsa për nxënësit e tjerë drejtori thotë se si për çdo vit do të ketë mënyra lehtësimi për shlyerjen e pagesës.

Drejtori i gjimanzit Privat “Drita”  me një mesazh duke u uruar sukses nxënësve në çdo zgjedhje të tyre u bënë edhe thirjen që të zgjedhin këtë gjimanz.

Drejtori Hoxha shtoj se diploma me të cilën shperblehen nxënësit në përfundim të ciklit 4 vjeçar të shkollimit të mesëm është diploma e përpiluar me planprogramin e ministrisë së Malit të Zi, diplomë e njëjtë si e të gjitha gjimnazeve publike e cila njihet në çdo vend për të vazhduar studimet e larta.

  • 1

    Radio