Shkollat në Ulqin kanë siguruar mjetet higjenike, nuk ka vend për panik
Prej tvteuta17:55, 13 Mars 2020

Me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë institucionet arsimore në vend ishin të obliguara që të mbajnë mbledhje me prindër. Në këto mbledhje prindërit u njoftuan për kushtet higjenike në shkolla si dhe për masat mbrojtëse kundër Covid 19. Drejtori i shkollës Fillore Marko Nuculloviq në Shtoj Dul Asllani, tha se procesi mësimorë vijon rregullisht dhe se janë marrë të gjitha masat për mbajtjen e higjenës. Procesi mësimor do të vazhdojë i rregullt dhe nuk ka vend për panik, kurse në rast të ndonjë nryshimi, Ministria e Arsimit do të dalë me njoftim, tha Asllani. Edhe drejtoresha e institucionit parashkollorë “Solidariteti”, Tonka Markiq, u shpreh se kanë marrë të gjitha masat dhe higjena është në nivelin më të lartë. Mjetet higjenike janë siguruar në të gjitha insitucionet arsimore në komunën e Ulqinit , dhe në këtë drejtim nuk ka vend për shqetësim.