Shkollat dhe kopshtet e fëmijëve gjobiten me 59,440 euro

Prej tvteuta17:24, 2 Prill 2019

Gjatë vitit të kaluar Inspeksioni Arsimor  regjistroi 193 parregullsi në mbikëqyrjen e shkollave parashkollore, fillore dhe të mesme, gjë që rezultoi me gjoba në vlerë prej 59,440 euro, u  tha për gazetën “Dnevne novine” nga Drejtoria për punë inspektuese.

Ata theksuan se parregullsitë kryesisht kanë të bëjnë me mësimdhënien e paaftë, punësimin e mësimdhënësve , shpalljen e konkursit, vlerësimin  e studentëve dhe lëshimin e dokumenteve publike, të drejtat e fëmijëve, nxënësve  dhe studentëve.

“Në vitin 2018 Inspeksioni Arsimor zhvilloi monitorim dhe iniciativa të rregullta në 37 shkolla të mesme dhe profesionale, nëntë gjimnaze dhe mbi 100 shkolla fillore në të gjithë territorin e Malit të Zi. Vitin e kaluar, inspektimi arsimor ka kryer gjithsej 600 inspektime, në të cilat janë identifikuar 193 parregullsi, ndërsa në 407 raste nuk janë regjistruar parregullsi, ” u tha nga drejtoria e inspeksionit arsimor.

  • 1

    Radio