Shkolla në Krajë deri më 23 nëntor do të qëndrojë e mbyllur
Prej tvteuta20:27, 17 Nëntor 2020

Me përkeqësimin e situatës epidemiologjike në Krajë,ndërmerren edhe disa masa të reja për të parandaluar përhapjen e virusit.Beqir Bejashi drejtor i shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”,tha ditë më parë se të gjithë janë të brengosur për situatën e krijuar kohën e fundit ,ai tha se Kraja është bërë një vatër e infektimit.
Virusi korona nuk ka kursyer as punëtorët e arsimit,Berjashi shprehet se tre punëtorë të arsimit janë të prekur nga ky virus,por edhe një nxënës.Kjo situatë ka nxitë që prindërit të marrin iniciativën për mbylljen e shkollës,të cilët u përkrahën nga ,mjekja e vendit , epidemiologët dhe drejtori i shkollës të cilët janë dakorduar që para se të përhapet më shumë virusi shkolla të metet e mbyllur. Nga data 9 nëntor e deri më 23 shkolla në Ostros do të qëndrojë e mbyllur,si iniciativë e prindërve,për të mbajtur nën kontrollë situatën epidemiologjike e cila është tejet e rënduar në Krajë