Shkolla fillore “Boshko Strugar” përfundon me sukses gjysëmvjetorin e parë
Prej tvteuta15:57, 16 Janar 2017
Drejtori i Shkollës Fillore “Boshko Strugar” Miodrag Androviq në një intervistë për TV Teuta tha se nxënësit e kësaj shkolle e kanë përfunduar me sukses gjysëmvjetorin e parë të vitit shkollor 2016/2017. Nga numri i përgjithshëm i nxënësve, 37% e tyre e ka përfunduar periudhën me sukses të shkëlqyeshëm, me sukses të shumë mirë 25%, të mirë 18%, ndërsa me sukses negativ 15% e nxënësve .
Nxënësit me sukses kanë arritur të mbledhin fonde për shkollën në pazarin e Vitit të Ri, kurse një aksion për tu lavdëruar është edhe inciativa e tyre dhe e prindërve për të ndihmuar nxënësen Angjela Petroviq nga Kotorri, për trajtim në Gjermani.
Nxënës për këtë kanë arritur të mbledhin 531.00 euro. Për garat republikane në këtë shkollë janë duke u përgatitur tre studentë, një në matematikë dhe dy në gjuhën gjermane. Drejtori Androviq shprehu besimin në gjashtë muajt e ardhshëm nxënëxit do të jenë më aktiv si në aktivitetet shkollore ashtu edhe në ato jashtëshkollore, për çka janë edhe të njohur.