Shkolla e Sukubinës amortizohet pa filluar nga puna
Prej tvteuta10:23, 4 Shkurt 2020
Në fund të vitit 2015 u vu gurëthemeli i shkollës në Sukubinë të cilën do ta ndiqnin nxënësit e shkollës fillore të nivelit të ulët nga Sukubina, Lisën Bore, Dragina, Gjonzaj, Çapraj dhe Lamijtë,por akoma punimet në këtë shkollë nuk kanë përfunduar ,kurse amortizimi i saj nga lagështia ka filluar pa u vendosur në funksion. Drejtori i shkollës” Bedri Elezaga”, Arsim Cuca, deklaroi për Tv Teuta se Ministria e Arsimit dhe Diaspora i kanë kryer obligimet e tyre, ndërsa kritikën e adreson tek Komuna e Ulqinit për vonesën e përfundimit të punimeve, të cilët nuk dihet se kur mund të kryhen. Ai shtoi se Ministria e Arsimit ka siguruar orendi të reja pasi ato që u blenë më parë u shkatërruan nga lagështia. Shkolla në fjalë ka një sipërfaqe prej 450 metra katrorë, ndërtimi i së cilës ka kushtuar 300 mijë euro.