SHKA “Mileshi” merr vendin e parë në festivalin e Tropojës
Prej tvteuta16:18, 27 Maj 2019
Në festivalin mbarëkombëtar “Kcimi i Tropojës”, u prezantua edhe SHKA “Mileshi” nga Komuna e Tuzit, e cila arriti sukses të jashtëzakonshëm duke marrë vendin e parë. Në këtë festival u prezantuan edhe shqiptarët nga Plava dhe Gucia me shoqërinë “Maja e karanfilit”. Festivali i Tropojës mblodhi ansamble artistike nga mbarë vendet shqiptare, kurse hapja u bë nga vetë presidenti , Ilir Meta.