Sociale Më shumë

Shitje e vogël në tregun e gjelbër. Frikë tek shitësit dhe blerësit

Prej tvteuta14:12, 27 Mars 2020

Tregu i gjelbër për tregtarët e komunës së Ulqinit është vendi kryesor ku shumica prej tyre zhvillojnë aktivitetin me të cilin mbajnë familjet. Gjendja aktuale e krijuar nga Covid 19 ka ndikuar shumë në rënien e shitjeve, e nga ana tjeter edhe numri i tregtarëve të cilët dalin në banakë është gjithnjë e më i vogël. Ata shprehen se me dezinfektimin të cilin e bën shërbimi komunal janë pak më të qetë, edhe pse frika përsëri është e madhe.Tregu i gjelbër është i hapur çdo ditë nga ora 6:00 e mëngjesit e deri në ora 16:00 e pasdites.  Dita e tregut këtë të premte pasqyroi më së miri situatën në të cilën gjendemi, pak lëvizje, pak shitje.  Sa i përket çmimeve, ato mbesin të njëjtë si edhe para situatës së krijuar. Produktet nuk mungojnë por mungojnë blerësit, të cilët siç duket nga paniku për mungesë të produkteve janë furnizuar më herët. Tregtarët , ashtu si të gjithë, shpresojnë  që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë dhe gjithçka të kthehet në normalitet.

  • 1

    Radio