Shitje e dobët në tregun në Katërkollë

Prej tvteuta16:13, 9 Shkurt 2017

Dita e tregut në Katërkollë nuk rezulton e suksesshme për shitësve. Sipas kultivuesve çmimet janë solide, por gjendja financiare e vështirë tek popullata e cila jeton në Anë të Malit ndoshta është faktori kryesor i mosinteresimit të blerësve i cili sjellë pakënqësi tek ato. Kushtet e këqija klimatike e vështirësojnë dhe më tepër si furnizimin ashtu dhe shitjen.

Çmimet në treg ishin: 1kg lakër 0,80 euro, vezët e shtëpisë  u shitën 7 copë për 1 euro, gjithahtu 1 euro ishte dhe 1kg purrinj, çmimi i 1kg miell misrit u sillte nga 1 euro deri në 1,20, ndërsa ai i grurit 1,50, spanaqi dhe blitv kishin të  njëjtin çmim 1,50, fiqt dhe hudrat nga 2 euro, 1kg groshë 2,50 dhe si çmimi më i lartë për ditën e sotme në treg ihte 3 euro i ullinjëve.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio