Aktuale Më shumë

Shitet toka e ish hotelit “Galeb”

Prej tvteuta18:30, 11 Maj 2022

Kompania “Rokshped” nga Podgorica, e cila zotëronte tokën në të cilën ndodhej ish hoteli “Galeb” në Ulqin, ja shiti atë kompanisë “Sunny Palace” nga Kotorri, njofton portali “Vijesti” bazuar në burime nga blerësi. Toka në fjalë ishte në shitje që vitin e kaluar por nuk është publikuar shuma për të cilën ka ndodhur ndryshimi i pronësisë. Kompania “Rokshped” bleu hotelin “Galeb” në vitin 2006, të cilin më pas e rrënoi, dhe në vendin të tij duhej të ndërtonte një hotel të ri, por kjo gjë nuk u realizua kurrë.

I gjithë procesi ishte i përcjellur me dyshime se pas shitjes së hotelit qëndronin interesa të ndryshme, një prej të cilëve ndërtimi i banesave luksoze, edhe pse kjo nuk përfshihej në planin e privatizimit. Sidoqoftë, asgjë nga zotimet e provatizimit nuk u realizua, dhe vendi ku ndodhej hoteli me vite shfrytëzohej si parking.  Marrëveshja e shitblerjes së tokës është nënshkruar në fund të javës së kaluar dhe realizimi i mëtejmë i këtij projekti është i kushtëzuar me rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet pronarit dhe Qeverisë së Malit të Zi për të filluar aktivitetet lidhur me ndërtimin e një hoteli të ri.

Kompania “Sunny Palace”, sipas njoftimit, synon që në këtë vend të ndërtojë një hotel luksoz, ashtu siç ishte edhe “Galebi”. Themelues i kësaj kompanie, sipas regjistrit të ndërmarrjeve të Malit të Zi, është Radoica Vukoviq i cili zotëron 76% të kompanisë, së bashku me Vitaly Gornyy që zotëron pjesën tjetër prej 24%.

 

  • 1

    Radio