Ekonomi Më shumë

Shitet për 900.000 euro toka në Ranë

Prej tvteuta10:13, 6 Shkurt 2020

Komuna e Ulqinit ka shitur ditën e djeshme në ankand tokën në Ranë me madhsi prej 448 metër katrorë, për shumën fillestare 900.000 euro. Për këtë tokë u paraqit vetëm një blerës dhe sipas burimeve nga Komuna, ajo u ble nga shtetasi kosovar, Lirim Mustafa. Ky i fundit njihet nga opinioni publik i Ulqinit si ndërtuesi i objektit të paligjshëm në Pyllin e Pishave, i cili më vonë u rrëzua nga inspeksioni. Për shitjen e kësaj parcele qytetari Naim Flamuri, i ka dërguar inciativë Gjykatës Kushtetuese, me pretendimin se i gjithë procesi është në kundërshtim me ligjin.

  • 1

    Radio