Aktuale Më shumë

Shihni emrat e deputetëve të rinj

Prej tvteuta13:48, 16 Nëntor 2023

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka konfirmuar mandatet e deputetëve të rinj, tha kryetari i KSHZ-së, Nikolla Mugosha për Portalin RTMZ. Nikolla Rovçanin, Albin Çeman, Momçillo Llekoviq dhe Dushko Stjepoviq do të jenë deputetë nga lista zgjedhore “Guximi vlerësohet”. Nga lista e “Evropa Tani” deputetët e rinj janë Dragana Vuçeviq, Gordan Stojoviq, Nagja Llakoviq, Branka Markoviq, Vlladimir Bakraç, Millan Zeçeviq, Tonçi Janoviq, Armen Shehoviq, Maja Vuçeliq dhe Jelenka Andriq. Sllagjana Kallugjeroviq dhe Bogdan Bozhoviq janë deputetë të rinj nga SNP. Artan Çobi është deputeti i ri i Alternativës Shqiptare.

Në vazhdim të seancës së parë të seancës së dytë të rregullt në vitin 2023, janë konstatuar dorëheqjet e deputetëve të Lëvizjes Evropa Tani, Demokratëve, Civisit, Forumit Shqiptar dhe SNP-së për shkak të papajtueshmërisë së funksioneve. Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq tha se Kuvendi ia ka përcjellë konstatimet Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për procedurën e plotësimit të mandateve parlamentare.

Dorëheqjet janë dorëzuar nga Millojko Spajiq, Angjella Jakshiq Stojanoviq, Filip Radulloviq, Vojisllav Shimun, Naida Nishiq, Maida Gorçeviq, Filip Ivanoviq, Andrej Milloviq, Mirko Gjukiq, Srgjan Beiçiq, Vlladimir Paviqeviq, Dragosllav Shqekiq , Vlladimir Jokoviq dhe Nik Gjeloshaj.

U konstatua edhe dorëheqja e Edina Hasanaga Çobaj si anëtare e Bordit Drejtues të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Minoriteteve, si dhe e Bojan Baqa si anëtar i Këshillit të RTMZ.

Deputeti i PDS-së Andrija Nikolliq ka kërkuar shpjegim dhe falje nga kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq për faktin se seanca e fundit nuk është caktuar, përkatësisht deputetët nuk janë njoftuar për këtë.

“Në seancën e fundit ka ndodhur një skandal i paprecedentë, ju keni kryesuar në një sallë ku nuk ka pasur deputetë, kjo është e papranueshme, qoftë me dashje apo pa dashje, ka qenë përgjegjësia juaj dhe është shkaktuar dëm i madh dhe nëse qëllimi juaj ka qenë të ndjeni pulsin e opozitës, atëherë dijeni se nuk do të lejojmë anarki në Kuvend. Le të vendosin autoritetet nëse ka pasur vepër penale në veprimet tuaja”, tha NikolLiq.

Deputeti i NSD-së, Sllaven Radunoviq, ka reaguar duke theksuar se raste të tilla kanë ndodhur në kohën kur kryetar i Kuvendit ka qenë Aleksa Beçiq dhe se këtë e ka sugjeruar Sekretariati i Përgjithshëm dhe tani Mandiqit, por se në situatat e mëparshme PDS nuk ka vepruar.

Mandiq theksoi se publiku mund të shihte se për çfarë bëhej fjalë.

“Ky është leximi i dorëheqjeve dhe kjo ishte procedura që duhej të përfundonte në Kuvend. Sekretari i Përgjithshëm nuk mund të flasë këtu, por mundet në kolegjium dhe mendoj që dje e kemi zgjidhur. Kjo ka ndodhur më parë dhe nuk ka pasur Kundërshtim ndaj dikujt tjetër, por ai më fajëson mua. Nuk ka problem, unë e pranoj përgjegjësinë,” tha Mandiq.

Ai shtoi se beson se me këtë PDS nuk ka fituar asnjë pikë politike.

  • 1

    Radio