Shifra alarmante: Pa punë 50.000 persona
Prej tvteuta1 February 2017
Papunësia në Mal të Zi po arrin dita ditës shifra alarmante. Sipas të dhënave të fundit të Entit për punësim, 50.310 qytetarë janë të papunë kurse shkalla e papunësisë në janar të vitit arriti në 21.68 për qind, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 17.5 për qind . Norma më e lartë, 32.7 për qind, është regjistruar në korrik të vitit 2000, ndërsa më e ulëta ishte në gusht të vitit 2009, 10.1 për qind. Që nga fillimi i këtij viti, siç vuri në dukje Enti, janë shpallur 613 vende të lira pune.