Sporti Më shumë

Shiffrini shënon fitoren e 86-të në Kupë të Botës

Prej tvteuta20:39, 10 Mars 2023

Pritja e Mikaela Shiffrinit për ta barazuar rekordin e fitoreve të Ingemar Stenmarkut në skijim alpin në Kupë të Botës, tashmë ka mbaruar.

27-vjeçarja e regjistroi fitoren historike, të 86-tën në karrierën e saj. Rekordin me 86 fitore në Kupë të Botës, suedezi Stenmark e kishte vendosur në vitin 1989.

Shiffrini triumfoi në garën e sllallomit të madh në Are të Suedisë të premten. Shiffrini fitoi me kohë të kombinuar prej 1 minutë, 54 sekondave e 64 të qindtave.

Ajo përfundoi garën para italianes Federica Brignone dhe skitares suedeze, Sara Hector.

Ylli i ekipit të SHBA-ve regjistroi fitoren e 20-të në sllallom të madh, dhe barazohet me zviceranen Vreni Schneider, për më së shumti fitore në Kupë të Botës në këtë disiplinë.

  • 1

    Radio