Rajoni/Bota Më shumë

Shfaqet nënvariant i Omicron

Prej tvteuta11:01, 22 Janar 2022

“Stealth Omicron” është një varianti i ri i COVID-19 që ka ngjallur reagimin e ekspertëve shëndetësorë në mbarë botën. Nënvarianti i Omicron BA.2, i cili emërtohet me emrin “Stealth Omicron”, duket se po fiton terren në disa pjesë të botës, duke përfshirë DanimarkënMbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Indinë dhe Greqinë.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar e përcaktoi BA.2 si një variant nën hetim të premten. Deri më 10 janar në këtë shtet u zbuluan 52 raste. Nuk dihet ende nëse është një variant më i transmetueshëm, sesa variantet e tjera që janë përhapur në botë. Po kështu nuk dihet nëse kanë apo ajo vaksinat efekt ndaj tij dhe sesa gjendje të rëndë shëndetësore mund të shkaktojë tek një person i infektuar.

  • 1

    Radio