Sociale

Sociale Më shumë

SHF “Marko Nuculloviq”: Gjest humanitar i nxënësve dhe mësimdhënësve

Prej tvteuta1 December 2016

Nxënësit e shkollës fillore “Marko Nuculloviq” e kaluan me sukses provën e humanizmit. Fëmijët, së bashku me mësuesit e tyre mblodhën veshje, produkte higjienike dhe lodra për fëmijët e “Shtëpisë së fëmijëve” në Bijella. Me iniciativën e nënësve dhe mësuesve krenar është edhe drejtori i shkollës Dul Asllani, i cili thotë se nxënësit e tyre janë shembull për të gjithë fëmijët, dhe në të ardhmen me siguri do të bëhen njerëz të mirë dhe të shembullt. Mësimdhënësja e gjuhës dhe letërsisë malazeze në këtë shkollë, Spasa Ashkrabiq Gjuroviq, thotë se në një bisedë me drejtorin e “Shtëpisë së fëmijës” në Bijella morën informacion në lidhje me atë se çka u mungon fëmijëve dhe me shpejtësi u organizuan dhe mblodhen donacione të konsiderueshme. Këto ndihma për fëmijët pa prindër, anëtarët e shkollës do ti dërgojnë  gjatë javës së ardhshme.