Shërbimi i shpërndarjes: Vazhdon puna në terren
Prej tvteuta7 January 2017
Erërat e forta dhe dëbora kanë shkaktuar probleme në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike në pjesën qendrore dhe bregdetare të vendit. Në veri nuk ka pasur probleme të mëdha dhe të  gjitha qytetet e vendit janë duke u furnizuar  rregullisht me energji elektrike, thonë nga Shërbimi i shpërndarjes.  Akoma ka probleme me largpërçuesin Tivar-Sutomore-Gjurmani, dhe Sutomore vazhdon të jetë akoma pa furnizim me energji elektrike. Prej natës së kaluar për shkak të prishjeve edhe zona e Dobrotës është pa rrymë.  . Probleme ka edhe  në Ostros , Llusticë dhe në një pjesë të Zetës. Ekipet ndodhen në terrent por moti i keq është duke e vështirsuar punën e tyre, sidomos në zonat e thella, thonë nga ky shërbim.