Sociale Më shumë

Shërbimi i shpërndarjes: Probleme me furnizim në disa zona

Prej tvteuta10:02, 7 Janar 2017

Nga Shërbimi i shpërndarjes së energjisë në Mal të Zi lajmërojnë se për shkak të motit të keq furnizimi me energji elektrike në disa zona të vendit akoma nuk është i rregullt. Për shkak të prishjes në largpërçuesin Tivar-Sutomore, kjo e fundit mbrëmë ishte pa energji elektrike, kurse vështirësi ekzistojnë edhe në rrjetin drejt Ostrosit, një pjesë të Ulqinit, Crmnicë, Moraçën e sipërme dhe Lushticë.

Nga ky shërbim thonë se ekipet e tyre janë në terren dhe po punojnë në eliminimin e prishjeve. Gjatë ditëve të fundit gjithashtu ka pasur edhe rritje të konsiderueshme në shpenzmimin e energjisë çka e ka rënduar edhe më tepër rrjetin, por furnizimi në nivel vendi për momentin është stabil, thuhet nga Shërbimi i shpërndarjes.

  • 1

    Radio