Sociale Më shumë

Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit: Lajmërim për mot të keq

Prej tvteuta23:26, 20 Nëntor 2015

Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit në komunën e Ulqinit ka marrë njoftim që të jetë në gjendje gatishmërie, pasi gjatë fundjavës parashikohet mot me reshje të mëdha shiu dhe erëra të forta.

Sipas Entit Meteorologjik të Malit të Zi, i cili e ka dërguar lajmërimin, në komunat bregdetare priten reshje prej 80-100 litra për metër katrorë, kurse shpejtësia e erës do të jetë rreth 100km/h.

Gjendja më kritike pritet të jetë të shtunën mbrëma-të dielen në mëngjes, prej kur pritet ngadalsim i erës , reshje më të dobëta dhe  rënie e temperaturës.

 

  • 1

    Radio