Aktuale Më shumë

Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit në gadishmëri edhe gjatë sezonit veror

Prej tvteuta14:26, 23 Qershor 2022

Kryeshefi i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit Saubih Mehmeti, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Dite e Re” në Tv Teuta ku njoftoi se është e ndaluar rreptësisht ndezja e zjarrit në ambientet e hapura.

Mehmeti shtoi se edhe kryetari i komunës e ka sjell urdhëresën për ndalimin e zjarreve në sipërfaqet e hapura, kjo aplikohet gjatë sezonit veror por nuk do të thotë të ndezim zjarrë pa kritere dhe jashtë kësaj periudhe, sepse vetë zjarri është i paparashikueshëm dhe me pasoja shumë të rënda.

Ulqini është një qytet turistik me një fluks mjaftë të lartë të mysafirëve nga tëgjitha vendet e rajonit edhe më gjërë, është një pasqyrë e shëmtuar kundrejtë turistëve që vijnë dhe e para gjë që shohin janë mbeturinat dhe parregullsia në komunën tonë.

Gjobat egzistojn edhe me ligjin për mbrojtije dhe shpëtim , janë të parapara masat sanksionuese por edhe me vendimin mbi rendin komunal janë të parapara gjobat, por ajo cka ështl evidente niveli i gjobave është i ulët dhe nuk jep rezultat pozitiv, tha Mehmeti.

Ai shtoi se Komuna e Ulqinit nuk ka një deponi për materiale inerte dhe ky është një problem mjaft i theksuar, por gjithsesi në bashkpunim me ndërmarrjen komunale edhe kjo dukuri do të jetë e zgjithshme , por mbetet gjithsesi vetdija e qytetarve faktori njeri është kyç, prandaj qytetarët duhen ta ruajn ambientin dhe pastërtin në vend, tha Mehmeti.

“Na është nevojitur një vit për ta realizuar një konkurs për pranimin e dhjetë zjarrfikësve megjithse ne na nevojiten më tepër ,por dhjetë na i ka lejuar Ministria e financave edhe atë për një afat të caktuar pesë mujor, derisa ne na nevoiten të zjarrfikës të përhershëm.Kemi një situatë alarmante në Shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtimit sepse jemi në mungës të stafit punonjës”,tha ndër të tjera Mehmeti.

  • 1

    Radio