Sociale Më shumë

Shërbimet në sportelet e Ulqinit në nivelin më të lartë në Mal të Zi

Prej tvteuta23 May 2017

Shërbimet në sportelet e Komunës dhe insitucioneve shtetërore në Ulqin është në nivelin më të lartë krahasuar me komunat e tjera në Mal të Zi, ka treguar anketimi i quajtur “vizitori sekret”, nëpërmjet të cilit janë regjistruar sjelljet e personave që punojnë në sportele edhe efikasiteti i tyre. Ky hulumtim është kryer nga Insituti Alternativa. Sipas të dhënave, niveli i shërbimeve në Ulqin është pozitiv në masën 80%, kurse në i ulti është regjistruar në Nikshiq në masën prej 55%. Anketimi nënkuptonte që persona  të trajnuar për të kryer anketimin , në mënyrë sekrete vizitonin sportelet e insitucioneve të ndryshme në komunat e Malit të Zi, dhe në këtë mënyrë regjistronin nivelin e shërbimit. Sjellja e të punësuarëve në sportele është regjistruar si pozitive në shumicën e rasteve, por cilësia e shërbimit ka qenë problemi më i madh në shumicën e komunave të tjera përveç Ulqinit.