“Shepka” organizon mbrëmje donatore
Prej tvteuta17:02, 18 Shkurt 2017
Organizata joqeveritare “Shepka” e cila është themeluar në nëntor të vitit 2015 ka ndërmarrë disa aktivitete me foku të veçantë tek gjuetarët, të drejtat e tyre dhe kushtet më të mira për gjah. Sekretari i kësaj organizate Nermin Aliq për televizionin Teuta thotë se mbërmja donatëre ka për qëllim sigurimin e mjeteve blerjen e fazanëve.
“Kemi lidhur kontakte me fazanërinë nga Serbia, gjegjësisht nga Vojvodina. Një fazan kushton rreth 14 euro dhe neve na duhen rreth 300 të tillë në mënyrë që të shumohen gjatë periudhës së qëndrimit në Ulqin”, thotë Aliq. Ai në emër të organizatorve bën apel tek të gjithë adhuruesit e natyrës që të marrin pjesë në mbrëmjen e donatorëve. Mbrëmja e donatorëve mbahet me datë 19 shkurt, në ora 19 në Qendrën për kulturë në Ulqin .