COVID-19

Aktuale Më shumë

Shekler : Epidemia, ka dritë në fund të tunelit

Prej tvteuta20 September 2022

Milanko Shekler, një virolog nga Serbia, tha sot se “mund të ketë dritë në fund të tunelit” në lidhje me epideminë e virusit korona, por se duhet kujdes dhe se epidemia nuk mund të thuhet se ka mbaruar në Serbi. Shekler tha për TV Prva se është mirë që varietetet e reja të virusit korona nuk po shfaqen dhe shtoi se disa lloje kanë humbur dhe se ato që aktualisht shkaktojnë më shumë infeksione në përgjithësi nuk çojnë në forma të rënda të sëmundjes. “Nuk ka raste të rënda, nuk ka presion në sistemin shëndetësor”, tha Shekler dhe shtoi se thirrja për grupet vulnerabël të qytetarëve që të vaksinohen me dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit, si dhe të gjithë mbi 50 vjeç, mbetet në fuqi.