Shehoviq: Studimet themelore dhe ato master do të jenë falas
Prej tvteuta19 January 2017
Ministri i arsimit të Malit të Zi Damir Shehoviq, cilësoi se sistemit arsimor të vendit i duhen ndryshime rrenjësore, dhe se këto do të jenë në fokusin e punës së tij. Ai njoftoi se ndryshimet më të mëdhaja do të jenë në arsimin e lartë duke ndryshuar modelin e financimit të Univerzitetit, me çka do të sigurohet stabiliteti financiar i këtij institucioni por edhe ndarjet e buxhetit do të jenë më të larta. Shehoviq parlajmëroi se studimet themelore dhe ato master do të jenë falas. Ai shtoi se nuk është i kënaqur me rezultate që nxënësit kanë treguar në testimin PISA , dhe se kjo është një shenjë e saktë e cila tregon se sistemi ka nevojë për përmirsime në mënyrë që ti përshatet nevojave dhe kërkesave të kohës. Në lidhje me kërkesat që religjioni të hyjë si lëndë mësimi, Shehoviq tha se për momentin ekzistojnë prioritete shumë më të rëndësishme.