Shehoviq: Socialdemokratët në zgjedhje duhet të dalin vetëm
Prej tvteuta7 August 2017
Nënkryetari i Socialdemokratëve Damir Shehoviq, konsideron se kjo parti në zgjedhjet e ardhshme lokale në disa komuna duhet të dalë e vetme, pasi përkrahja ndaj saj po rritet dita ditës, por vendimin përfundimtar do ta japin organet e partisë, shkruan gazeta Pobjeda. Ai shprehu besimin se në të gjitha komunat ku do të mbahen zgjedhjet kjo parti do të jetë në pushtet së bashku me partnerët tradicional. Në lidhje me zgjedhjet presidenciale, Shehoviq thotë se rëndësi ka që kandidati fitues të jetë në mbrojtje të interesave kombëtare dhe jo dikush që do të jetë faktor i destabilitetit të ri politik.