Shehoviq: Na duhen nxënës inovues
Prej tvteuta12 March 2019
“Fëmijët nga shkolla nuk do të dalin vetëm të informuar por edhe me ideja të reja. Neve na duhen inovues”, kështu deklaroi ministri I arsimit Damir Shehoviq gjatë hapjes së projektit “Shkollat për shekullin 21”. Ky projekt ka rifilluar sot zyrtarisht me nënshkrimin e memorandumit në mes të Këshillit britanik, Ministrisë së arsimit dhe Entit për shkollim. Kjo nënkupton që në tre vitet e ardhshme do të ndahen 4000 mikrobit të llogaritësve të xhepave, të cilat do ti ketë çdo shkollë në Mal të Zi dhe do të trajnohen 700 mësimdhënës për përdorimin e tyre. Me këtë do të avancohen lëndët progrmore informatika me teknikën dhe do të punohet në mendimet kritike në shkolla.