Aktuale Më shumë

Shehoviq i vetmi kandidat për kryetar të partisë

Prej tvteuta13:41, 29 Janar 2022

Kryetari i ri i Socialdemokratëve të Malit të Zi dhe anëtarët e Këshillit Kryesor do të zgjidhen nesër në kongresin e dytë të kësaj partie. Kandidati i vetëm për kryetar të Social Demokratëve (SD) është Damir Shehoviq, ndërsa kryetari aktual Ivan Brajoviq njoftoi më herët se nuk do të kandidojë më për këtë post.

Në tubimin më të lartë partiak do të marrin pjesë 502 delegatë.

Në Kongres do të prezantohet dhe miratohet Programi dhe Statuti i partisë, si dhe Raporti për punën ndërmjet dy kongreseve.

“Do të prezantohet një identitet i ri vizual i partisë dhe përveç personelit janë paralajmëruar edhe ndryshime në mënyrën e drejtimit të politikës, që do të përfshijnë komunikim më intensiv të drejtpërdrejtë me qytetarët, si dhe qasje dukshëm më inovative ndaj politikës. ”, u tha nga SD për agjensinë MINA.

Në Kongres do të prezantohet një platformë e re programore, e cila merret me zgjidhje konkrete për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, duke përfshirë nevojën për dialog gjithëpërfshirës për të mbledhur sa më gjerësisht orientimin euroatlantik dhe perspektivën evropiane të Malit të Zi.

Siç thuhet, pas Kongresit, në plan të parë si përfaqësues të SD-së do të jetë një gjeneratë e re, politikanë të rinjë, të cilët do të sjellin energji të reja si në skenën partiake ashtu edhe në skenën politike malazeze.

“Slogani i Kongresit është “Për një kohë të re” dhe gjithashtu pasqyron gatishmërinë e partisë për të zbatuar reformat e nevojshme dhe për të rifreskuar radhët e saj me njerëz të rinj, ambiciozë, të aftë dhe të arsimuar”, thuhet në deklaratë.

  • 1

    Radio