Shehoviq: Drejtorët inkompetent do të shkarkohen
Prej tvteuta5 January 2019
Minstri i arsimit në Qeverinë e Malit të Zi Damir Shehoviq, ka deklaruar se në fokus të ministrisë gjatë këtij viti do të jetë kontrolli i cilësisë së arsimimit dhe vlerësimi i njohurive në shkollat e vendit. Ai shtoi se disa probleme nuk mund të eliminohen me reformën arsimore, pasi kanë të bëjnë me veset e ngulitura thellë në mëynrën tonë të konceptimit të arsimit, por edhe kjo do të ndryshojë gradualisht. Shehoviq siguroi se nuk do të ngurrojë të shkarkojë drejtorët e shkollave që nuk janë në nivel të përgjegjshmërisë së kërkuar prej tyre. Drejtorët e pothuajse të gjitha shkollave ekzistuese në Mal të Zi, janë kuadër partiak i partisë së vetë ministrit ose partnerëve të koalcionit.