Shegrt-në Mal të Zi nuk ka keqpërdorime në dhënien e barnave
Prej tvteuta09:52, 10 Shkurt 2016

Në Mal të Zi nuk ka keqpërdorime në dhënien e barnave në barnatoret e shtetit dhe çdo medikament është dhëne me recetë deklaroi ministri i shëndetësisë, Budimir Shegert.
Ai tha se kjo është dëshmuar në bazë të kontrolleve të rregullta dhe të jashtëzakonshme, që janë bërë nëpër barnatoret e shtetit. Këtë deklaratë ministri i shëndetësisë e bëri duke u përgjigjur në spekulimet për keqpërdorimin e dhënies së barërave.
Sipas tij këto spekulime kanë për qellim që Ministrinë e Shëndetësisë, sistemin shëndetësorë në bashkëpunim me Montefarmin ta prezantojnë si jo kompetente për sigurimin e barërave adekuate për qytetarët e Malit të Zi.